Apeli e kthen në rishqyrtim marrëveshjen e partneritetit publiko-privat në Gjilan

Prishtinë | 26 Tet 2019 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Apelit ka prishur aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila i ndalon Komunës së Gjilanit ndërmarrjen e veprimeve që kanë për qëllim menaxhimin e kompanisë së pastrimit “Ekohigjiena”, e themeluar nga një marrëveshje e partneritetit publiko-privat me kompaninë “Ekovizion”. 

Apeli ka kthyer lëndën në rishqyrtim, ngase ka gjetur se aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Ekonomike, nuk ishte bazuar në fakte, duke e aprovuar si të bazuar ankesën e Komunës, shkruan sot Koha DItore.

Qeverisja komunale e Gjilanit kishte njoftuar publikun se kishte shkëputur njëanshëm kontratën e partneritetit që ishte lidhur me partnerin privat që në këtë rast përfaqësohet nga “Ekovizion”, me arsyetimin se këta të fundit nuk u janë përmbajtur zotimeve të cilat buronin nga marrëveshja që lidhet edhe me pjesën e investimeve. 

Komuna e ka caktuar një ushtrues detyre, mirëpo aksionari privat e ka penguar vendosjen e zyrtarit në hapësirat e kompanisë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme