Arbërie Nagavci, Kujtim Shala e Memli Krasniqi nënkryetarë të Kuvendit

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 16:17 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e Kuvendit kanë votuar edhe pesë nënkryetarët e këtij institucioni, raporton Ekonomia Online.

Nga Vetëvendosje nënkryetare do të jetë Arbërie Nagavcin. Nga Lidhja Demokratike Kujtim Shala. Nënkryetar i Kuvendit nga PDK-ja është Memli Krasniqi.

Gjatë procesit të votimit në sallë kanë qenë të pranishëm 108 deputetë. Pro kanë votuar 104 deputetë, 1 votë kundër dhe 3 abstenim.

Slavko Simiq nga Lista Serbe dhe Fikrim Danka nga komunitetet jo-shumnicë u zgjodhën nënkryetarë të këtij Kuvendi.

Deputetët ata i votuan me 92 vota për, dy vota kundër dhe dy abstenime.

Votimi i nënkryetarëve ka ardhur pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës në postin e kryetarit të Kuvendit.

Të ngjashme