Ardian Kastrati, profesori që iu bashkua PDK-së në momentet më kritike, synon edhe një mandat në Kuvend

Prishtinë | 08 Shk 2025 | 13:26 | Nga Ekonomia Online

Kur partitë kanë rritje në elektorat dhe ndikim, rritet edhe interesimi për aderim.

Por, kur partitë politike pësojnë kriza, aderimi në to është vërtet simbolik.

I tillë ishte edhe aderimi i profesorit universitar, Ardian Kastrati, në Partinë Demokratike të Kosovës.

Në momente kritike të PDK-së, në vitin 2021, Kastrati vendosi t’i bashkohej këtij subjekti politik, duke parë substancën dhe themelet e forta të saj.

Në kohë krize, me dy themeluesit e saj që sot e asaj dite gjykohen padrejtësisht në Hagë, Kastrati u bënë mburojë e PDK-së, duke shtuar daljet publike në debate dhe me popullin, në emër të PDK-së.

Ai shtriu aktivitetin e tij politik duke u bërë goxha i zëshëm, me ballafaqimet ndaj sulmeve që aso kohe i bëheshin partisë, kryesishr nga LVV-ja.

I zëshëm dhe bindës në foltoren e Kuvendit, në debatet televizive, në takimet me qytetarë dhe në takime të rëndësishme ndërkombëtare, Kastrati synon edhe një mandat – profesori universitar që iu bëri ballë sulmeve politike.

Në zgjedhjet e nesërme, Ardian Kastrati bartë numrin 65 në listën e PDK-së.

Të ngjashme