Arresti i Tahirit, sot në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 09:10 | Nga

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda do të mbajë sot seancën gjyqësore për Samir Tahirin, ku ish-ministri i Brendshëm kërkon heqjen e masës së “arrestit të shtëpisë”.

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi më 12 maj 2018, masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të akuzuar si të përfshirë në trafik droge me grupin Habilaj.

Mbi Tahirin rëndojnë dy akuza, “trafik droge” dhe “korrupsion pasiv”.

Të dyja palët kanë kundërshtuar vendimin e Shkallës së Parë. Tahiri kërkon ndryshimin e masës “arrest shtëpie”, në një kohë që Prokuroria kërkon “arrest me burg” për ish-ministrin.

Të ngjashme