Arrestimet në Veri – Vuçiq takon ambasadorin rus

Prishtinë | 23 Nën 2018 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u takua në orën 11:00 me ambasadorin rus Aleksander Çepurin, me rastin e arrestimit të katër serbëve në Veri të Mitrovicës, njofton Klan Kosova.

Kreu i shtetit serb ka pasur takime me krerët e forcave të sigurisë këtë mëngjes, si dhe me ambasadorin kinez, Li Manchang.

Në Veri të Mitrovicës mëngjesin e sotëm u arrestuan katër persona, tre rreth rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, një për rezistim ndaj policisë, kurse forcat e rendit janë në kërkim të nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq, njofton Klan Kosova.

Të ngjashme