Arrestohen 4 persona për prostuticion

Prishtinë | 03 Maj 2017 | 16:01 | Nga

Policia e Kosovës arreston katër persona të dyshuar për “mundësim ose detyrim në prostitucion” dhe “marrje me prostitucion”

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DhTQNJ), Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (NjHTQNj) në Gjakovë, në kuadër të veprimeve operativo-hetimore, me qëllim të parandalimit të krimit dhe luftimit të të gjitha aktivitete kriminale, me datën 3 maj ka realizuar operacion policor në rajonin e Gjakovës, me ç’rast ka bërë arrestimin e katër personave të dyshuar për kryerje të veprave penale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personat e arrestuar në këtë rast janë:
• N. A. lindur me 1976 f/sh/k
• A. D. lindur me 1997 f/sh/k
• T. P. lindur me 1974 m/sh/k
• A. Th. lindur me 1979 m/sh/k

Personat e arrestuar nga Policia e Kosovës dyshohet të kenë kryer veprat penale “mundësim ose detyrim në prostitucion” neni 241 dhe “marrje me prostitucion” 03/L142 neni 7.

Gjatë arrestimit si provë materiale janë sekuestruar:
• 1 telefon Iphone 4
• 1 telefon Nokia model RM-1133
• 550 € para të gatshme

Me vendim të prokurorit kujdestar tre të dyshuarit e parë do të mbahen në ndalim policor për 48 orë derisa i dyshuari i katërt është liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme