Arrestohen pesë të dyshuar, tentuan ta thyejnë derën e marketit

Prishtinë | 25 Pri 2018 | 09:14 | Nga

Të martën në rrugën “Dardani” në Fushë Kosovë janë arrestuar pesë të dyshuar nën dyshimin se të njëjtit kanë tentuar ta thyejnë derën e një marketi.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë ku dyshohet se gjatë ikjes kanë shtënë me armë zjarri në ajër, njofton Policia e Kosovës.

Gjatë kontrollit në njërën nga shtëpitë e të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një fishekë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme