Arrestohen tre persona për dy vepra penale në Prizren

Prishtinë | 17 Nën 2022 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Tre persona të dyshuar janë arrestuar dje në Prizren për veprat penale, “Vjedhje e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituar me kryerjen e veprës penale”.

Policia sot ka informuar se ka gjetur prova dhe dëshmitë se i dyshuari (S. Ç. /1995) kishte kryer veprën “vjedhja e rëndë” në Prizren, sendet e vjedhura i kishte shitur të dyshuarit (T. D. /1991) dhe (F.K. /1990) me një çmim shumë të ulët. Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit kujdestar ndaj dyshuarit (T. D. /1991 dhe (F.K. /1990) do të ngritet kallëzim penal për veprën “ Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituar me kryerjen e veprës penale”.

Një pjese e sendeve të vjedhura janë gjetur dhe sekuestruar nga dyshuarit (T. D. /1991 dhe (F.K. /1990).

Deklarata prej të dyshuarit (S. Ç. /1995) , sipas Policisë, është marrë në prezencën e avokatit angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe sipas Policisë, i njëjti ka pranuar se ka kryer rastin vjedhja rëndë në depon, për të cilën akuzohet dhe ka treguar vendet se ku i kishte shitur gjerat e vjedhura.

I dyshuari ka deklaruar dhe për disa raste tjera të vjedhjes që dyshohet se i ka kryer, të cilat do të hetohen në vazhdim.

Në lidhje me rastin dhe dëshmitë e siguruara është njoftuar prokurori kujdestar/ Departamenti për krime të përgjithshme Prizren, i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalim për dyshuarin (S. Ç. /1995) për 48 orë, i dyshuarit gjendet në Qendrën e ndalimit policor, Stacioni policor-Prizren.

Të ngjashme