Arrestohet autori i vrasjes në Tiranë

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i policisë së Tiranës njoftoi arrestimin e Mexhit Piracit, personi i cili mesditën e kësaj të premteje vrau me armë zjarri ish-dhëndrin dhe avokatin e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal, në afërsi të gjykatës. Burime paraprake thonë se Piraci ka hapur zjarr duke vrarë ish-dhëndrin e tij dhe duke plagosur avokatin e viktimës.

Mësohet se çifti ishte në proces divorci. Sa i përket avokatit që mbeti i plagosur ai është ish-prokurori Adriatik Cama. Ky i fundit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Autori mësohet qëlloi me pistoletë ndërkohë që viktima dhe avokati i tij ndodheshin të ulur në lokal. Më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Të ngjashme