Arrestohet ‘dileri’ i kërkuar me katër urdhëresa të gjykatës

Prishtinë | 17 Qer 2026 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Policia në Prishtinë ka arritur të arrestojë një person me katër urdhëresa të gjykatës për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari D.E., është dërguar në vuajtje të dënimit prej 1 viti e 8 muaj, ndaj të cilit rëndon po ashtu gjoba prej 20.000 euro.

Një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit të Fushë Kosovës, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar.

Të ngjashme