Arrestohet gardiani, fuste drogë në burgun e Fierit

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 12:19 | Nga

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë ka vënë në pranga një punonjës të policisë së IEVP-së së Fierit, pasi gjatë kontrollit fizik rezultoi se kishte lëndë narkotike.

Siç bëhet me dije në pranga është Adrian Nazmi Haxhia, 48 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Në njoftimin e drejtorisë së Burgjeve, thuhet 48-vjeçari ka konsumuar elementë të veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Për këtë arrestim, DRSHKB ka referuar materialet hetimore për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme