Arrestohet i dyshuari që tentoi të fuste municion në Kosovë

Prishtinë | 28 Gus 2023 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një person i cili dyshohet se tentoi të fuste municion në Kosovë,

Të dyshuarit i janë konfiskuar 577 fishekë, 375 euro, 1 telefon mobil dhe 1 automjet, përcjell Klankosova.tv.

“Sot, më datë 28.09.20213 rreth orës 10:45, në hyrje të Republikës së Kosovës nga Republika e Shqipërisë, në Vërmicë, është ndaluar automjeti ‘golf’ me targa vendore me drejtues E.M., (1986) m/k. Zyrtarët policorë në bashkëpunim me zyrtarët doganorë, gjatë kontrollit, në pjesën e pasme të automjetit kanë vërejtur një qese në të cilën kishte pasur sasi të municionit”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, përcjell Klankosova.tv.

“Në total janë konfiskuar: 577 ( pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë ) fishekë të kalibrit 7.62 mm, 375 ( treqind e shtatëdhjetë e pesë ) euro, 1 telefon mobil, 1 automjet VË. Është njoftuar prokurori kujdestar i PTH -Prizren, ku me urdhër të tij është iniciuar rasti “Blerje, shpërndarje, furnizim apo shitje e paautorizuar e armëve dhe municionit”, thuhet tutje në komunikatë.

Të ngjashme