Pas një hetimi intensiv nga hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, është arritur që të identifikohet dhe të arrestohet një person i dyshuar se ka kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.
Bëhet fjalë për 19 vjeçarin E.S. i cili dyshohet se vetëm dy dit ëmë parë ka kryer veprën penale, ku cak i vjedhjes ishte një bastore sportive ku ishin vjedhur një sasi e konsiderueshme e parave, njofton policia, transmeton Klan Kosova.
Pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.