Arrestohet në Prishtinë 41-vjeçari që ishte në arrati

Prishtinë | 18 Nën 2022 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Prishtinë, i cili ishte në arrati dhe në përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë dhe arrestit policor.

Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është SH.J., 41-vjeçar i dënuar me burgim nga ana e gjykatës.

“Operacioni u krye në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Bedri Gjini” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u dërgua në vuajtje të dënimit; Sh. J, mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me burgim nga ana e gjykatës”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje, bëhet e ditur se vetëm në gjysmën e parë të muajit policia ka realizuar 340 urdhëresa aktive të të gjitha formave, përfshirë këtu urdhëresat me burg, urdhër arrestet si dhe letër rreshtimet. 

Të ngjashme