Arrestohet njё person i dyshuar për tentim dhunimin e një të miture në Istog

Prishtinë | 23 Mar 2023 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Policia rajonale në Pejë ka njofuar se ka arrestuar njё person të dyshuar për veprën penale “Tentim dhunimi”.

Sipas njoftimit për medie, më datë 22 mars 2023, rreth orës 17:30, nё stacionin Policor nё Istog, ka ardhur prindi i viktimёs sё bashku me viktimёn ( e mitur), e cila ka deklaruar se me datё 21.02.2023, njё person i rritur ka tentuar ta dhunojë.

“Policia menjëherë ka marrё masat adekuate, duke intervistuar viktimёn nё prezencёn e punёtorit pёr punё sociale, psikologut dhe mbrojtësit tё viktimave”.

“I dyshuari ёshtё kontaktuar nga Policia, mirëpo i njëjti nuk ёshtё lajmёruar. Sot me datё 23.03.2023 ёshtё arrestuar i dyshuari”.

“Pas intervistimit nga Hetuesit, i dyshuari me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48 orё”.

Mediet kanë raportuar se i dyshuari është axha i vajzës së mitur.

Të ngjashme