Arrestohet një person i dyshuar për posedim të narkotikëve

Mitrovicë | 19 Pri 2017 | 14:37 | Nga

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar Sh.S. (1994) në Mitrovicë pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar paketime të ndryshme të narkotikëve.

Pas matjes së narkotikëve, pesha e përgjithshme e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë rezulton të jetë 4 kilogramë e 766 gramë, si dhe një peshore digjitale dhe dy telefona mobilë.

I dyshuari i arrestuar dyshohet të ketë kryer veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”.

Të dyshuarit, me vendim të prokurorit,  i është caktuar  masa e ndalimit policor për 48 orë.

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme