Arrestohet shqiptari që plagosi rëndë një person në Gjermani

Prishtinë | 07 Pri 2018 | 09:39 | Nga

Tri javë pasi në rrugën “Goethestrasse” në Ludwigshafen të Gjermanisë, një shqiptar 31-vjeçar kishte shtënë me armë zjarri mbi një person 23-vjeçar, sulmuesi i dyshuar është arrestuar.

Pas kërkimeve intensive, policia gjermane ka arritur të arrestojë sulmuesin e dyshuar shqiptar, natën në mes të enjtes dhe të premtes në një hotel në Bad Herrenalb. Tani, shqiptari gjendet në paraburgim, shkruan “Heidelberg24”, përcjell Albinfo.ch.
Prokuroria e akuzon shqiptarin se më 18 mars, në rrugën “Goethestrasse” në Ludwigshafen, disa herë ka shtënë mbi një person 23-vjeçar. Viktima është plagosur rëndë, ndërsa ende mbetet i paqartë motivi i të shtënave.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme