Pas koalicionit AAK- PSD, mbrëm është arritur edhe koalicioni i dytë parazgjedhor ndërmjet Nismës Socialdemorkate dhe Alenacës Kosova e Re.
“Në orët e vona të ditës së enjte janë takuar lideri i Nismës Fatmir Limaj dhe ai i AKR-së Behgjet Pacolli, në një nga restaurantet në periferi të Prishtinës. Takimi ka zgjatur disa orë, dhe dy liderët janë marrë vesh për koalicion parazgjedhor”, tha ky burim i Gazetës Blic.
Sipas këtij burimi, pritet që sot (e premte) paradite të zyrtarizohet ky koalicion.
“Dy liderët e partive janë dakorduar që të premten nga ora 11:00 ta mbajnë një konferencë me media, ku edhe do të zyrtarizohet kaolicioni Nisma- AKR”, tha ky burim.
Këto burime nuk kanë dhënë detaje se si janë dakorduar për listën zgjedhore, por kanë saktësuar se Pacolli e Limaj edhe gjatë ditës së djeshme, kishin pasur një takim, para se të takoheshin në orët e vona të mbrëmjes.
Ditë më parë AAK kishte arritur koalicion parazgjedhor me PSD-në e Shpend Ahmetit.