Arrin në Tiranë kryeministrja finlandeze, pritet nga Rama (VIDEO)

Prishtinë | 21 Qer 2022 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka arritur këtë të martë në Tiranë, ku po zhvillon një vizitë zyrtare.

Kryeministrja Marin është pritur në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, të dy kryeministrat kanë ecur në tapetin e kuq ku kanë përshëndetur delegacionet, duke iu drejtuar kështu zyrës së qeverisë.

Kryeministrja e Finlandës vjen në Shqipëri, në një kohë kur Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e NATO-s, pas agresionit rus të nisur në Ukrainë.

Të ngjashme