Arsenal ka arritur të mposht në udhëtim Newcastle United me rezultat 1-2, në kuadër të xhiros së pestë të Premierligës angleze.
Golin e parë për Topçinjtë e shënoi mesfushori me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka.
Ai në minutën e 49’ me një supergol nga goditja e lirë i dhuroi mysafirëve epërsinë.
Minuta e 58’ i solli ekipit të Unai Emery golin e dytë të cilin e shënoi Mesut Ozil.
Vendasit krejt në fund arritën të ngushtonin rezultatin në 2-1 me një gol të Ciaran Clark.
Me këtë fitore Arsenal renditet e shtata në tabel me nëntë pikë të tubuara, kurse Newcastle në pozitën e 18 ka grumbulluar vetëm një pikë.