Humanistja Elizabeth Gowing promovon filigrane të Kosovës në Britani të Madhe

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 13:57 | Nga

Humanistja Elizabeth Gowing ka qenë sot pjesë e promovimit të një zeje të vjetër të filigranit të Kosovës në Britaninë e Madhe.

Ambasadori i Kosovës në Britani, Lirim Grajçevci ka thënë se ndihet krenar për nisjen e një fushate të tillë humanitare e cila shërben në mbledhjen e fondeve që mbështet plasimin e produkteve të bukura të filigranit të Kosovës në Britani të Madhe, njofton Klan Kosova.

Ai thekson se përmes këtij projekti do promovohet Kosova dhe produktet e saj jasht vendit:

”Kënaqësi ta kemi mysafire në ambasadë, humanisten Elizabeth Gowing, për ta promovuar filigranin e Kosovës, një zeje e vjetër dhe shumë e veçantë në Kosovë. Elizabeth i ka kushtuar një libër të tërë kësaj zeje të rrallë. Jam krenar që ndihmuam në nisjen e fushatës humanitare për mbledhjen e fondeve për ta mbështetur plasimin e produkteve të bukura të filigranit të Kosovës në Britani të Madhe dhe në vende të tjera, përmes shoqatave të grave shqiptare në Janjevë si dhe atyre rome, ashkali, egjiptiane në Fushë Kosovë. Të gjitha të hyrat do t’iu shkojnë këtyre grave. Ky është nje projekt që e përkrah pa rezervë sepse përmes tij promovohet Kosova dhe produktet e saj jashtë vendit. Ata që duan të kontribuojnë online, këtë mund ta bëjnë në linkun më poshtë. Ju faleminderit shumë për mbështetjen tuaj!”

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme