Artisti që ende ka shumë për të mësuar për artin e bërjes së lirisë

Prishtinë | 25 Mar 2024 | 23:41 | Nga Besa Ismaili

Për të sfiduar sistemet shtypëse, nevojitet mendim kritik, analizë dhe gatishmëri, njohuri të thellë të historisë, politikës, dhe kompleksitetit të dinamikave të pushteteve, prandaj luftëtari është intelektuali i nivelit më të lartë.

Patrembur të vërtetën e kërkojnë vetëm mendjet më të larta, sepse përveç dijes, zbatimi i dijes për të fituar betejat për një botë më të mirë për të gjithë, të bën kampion të intelektualizmit!

Ndoshta betejat në front nuk të bëjnë artist, por kampion të intelektualizmit sigurisht që po.

Fundja, vetëm kampionët e intelektualizmit luftojnë me mendje dhe trup përballë jetë a vdekje dhe sjellin lirinë edhe për artistin që ende ka shumë për të mësuar për artin e bërjes së lirisë dhe arsyet pse një kryeçlirimtar si Hashim Thaçi vonohet të shkojë në teatër për të konsumuar ironi dramatike ku audienca di më shumë sesa aktori në skenë.

Të ngjashme