Komuna e Rahovecit, po vazhdon t’i realizoj projektet kapitale të cilat janë paraparë të realizohen gjatë vitit 2016, një projekt rëndësishëm është duke u realizuar për asfaltimin e rrugës e cila lidh fshatin Retijë të komunës së Rahovecit me Komunën e Mamushës.
Gjatësia e rrugës sipas projektit është 1147.13 metra, gjerësia 6 metra, vlera totale e projektit është 99 355.09 euro, thuhet në njoftimin për media.
Punimet në realizimin e projekti nga afër i ka parë, Muhamet Behra drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, i cili tha se punët në realizimin e këtij projekti janë duke shkuar mirë dhe konform kontratës së nënshkruar me operatorin.
Ai po ashtu tha se sot ka filluar shtresa e parë e shtrirjes së asfaltit, pasi që kjo rrugë do të ketë dy shtresa, dhe në kuadër të këtij projekti është e përfshirë edhe sinjalizimi vertikal dhe horizontal i rrugës.
Banorë e fshatit Retij, falënderuan drejtorin Behra dhe qeverinë Komunale të Rahovecit për ndarjen e mjeteve financiare për rregullimin e rrugës, rrugë kjo sipas tyre e një rëndësie të madhe, pasi që do të lehtësoj lëvizjen e banorëve të fshatit Retij dhe të Komunës së Mamushës .