Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka mirëpritur 20 praktikantë të rinj, të cilët do të angazhohen në Departamentin e Teknologjisë Informative të këtij institucioni.
Përmes këtij programi praktik, të rinjtë do të kenë mundësi të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre profesionale dhe të fitojnë përvojë praktike në fushën e teknologjisë informative.
ATK ka bërë të ditur se përmes këtyre angazhimeve vazhdon përkrahjen për të rinjtë, duke krijuar mundësi për zhvillim profesional, si dhe duke kontribuar në procesin e transformimit digjital të institucionit.
Ky hap është pjesë e përpjekjeve të ATK-së për fuqizimin e kapaciteteve të saj njerëzore dhe avancimin e shërbimeve përmes teknologjisë.