Ausilio: Nëse jemi në LK e mbajmë Cancelon

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 14:59 | Nga

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, e pranon se për të mbajtur Joao Cancelon duhet skuadra që të garojë në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Portugezi është huazuar nga Valencia, por me drejt blerje për 35 milionë euro.

“Karamoh? Ai është një djalosh i ri dhe i duhet më shumë kohë për të treguar vetën”, ka thënë Ausilio për Radio Anch’io Sport.

“Ai bëri mirë në Francë dhe ne kemi bërë mirë që nënshkruam me atë për një çmim të ultë. Tani po shikojmë rezultatet, të cilat të gjithë i kemi pritur”.

“Dalbert? Nëse ai nuk po luan, është sepse kemi Cancelon dhe D’Ambrosion që po luajnë mirë. Dikush duhet të qëndrojë jashtë, për të treguar se ai vlen, është interesimi i shumë klubeve tjera”.

“Cancelo? Ne do të marrim vendim nëse do e mbajmë posa të përfundojë sezoni, duke parë nëse jemi në Ligën e Kampionëve apo jo”

“Spalletti dhe Icardi? Liga e Kampionëve nuk do përcaktojë nëse a do nënshkruajnë apo jo kontrata të reja”.

“Transferimet? Shpresoj të jemi në rregull me Fair Play Financiar, duke sakrifikuar vetëm disa lojtarë të rinj siç kemi bërë në vitin e kaluar”.

“Pra, nuk është e thënë që dikush nga emrat e mëdhenj të largohet. Për shembull Perisic, që vitin e kaluar qëndroi pavarësisht interesimit të Manchester Unitedit”.

“Natyrisht që Liga e Kampionëve do të na ndihmojë në aspektin ekonomik”, ka shtuar numri një i tregut të transferimeve të Interit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme