Autobusi i linjës së Kopshtit Zoologjik në Tiranë është përfshirë në një aksident rrugor mëngjesin e kësaj të marte në qendër të kryeqytetit.
Mësohet se autobusi u përplas fillimisht me një makinë dhe më pas goditi murin e Ministrisë së Bujqësisë.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur lehtë 4 pasagjerë të cilët janë dërguar në spital për kontroll mjekësor.
Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.