Automjeti përplas motoçikletën, ende i paidentifikuar viktima

Mallakastër | 03 Jan 2019 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Një person ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të enjteje, rreth orës 9, teksa është përplasur nga një automjet kur vet ishte duke lëvizur me motoçikletë.

Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa ngjarja ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë, në afërsi të vendit të quajtur “24 orëshi” në Mallakastër.
Autor i aksidentit është 27-vjeçari A.H., i cili teksa drejtonte automjetin tip “Range Rover” është përplasur me motoçikletën e viktimës, që ka gjetur vdekjen e menjëhershme në vend.

Ai është shoqëruar në Komisariatin e Fierit, ku edhe do të merret në pyetje, ndërkohë që një grup hetimor po punon në vendngjarje për rrethanat e aksidentit, e sigurisht edhe për identifikimin e viktimës, shkruan Top Channel.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme