Avokati: Gylenistët akoma s’janë deportuar nga Kosova

Prishtinë | 29 Mar 2018 | 20:26 | Nga

Avokati Urim Vokshi ka thënë se gjashtë gylenistët e arrestuar sot në Kosovë akoma nuk janë deportuar.

Sipas tij, kolegët e të arrestuarve janë duke u mbledhur në Aeroportin e Prishtinës, pasi ka thënë se kanë informacione që ende në aeroport janë gjashtë të arrestuarit.

Një gjë të tillë e tha edhe Bordi i Aksionerëve të “Gulistanit” që kërkoi lirimin e menjëhershëm të të gjithë të ndaluarve.

Agjencia turke e lajmeve AA raportoi se të arrestuarit tashmë janë deportuar.

Në uebfaqen e Aeroportit të Prishtinës bëhet e ditur se linja e rregullt e fluturimit Prishtinë – Stamboll është në orën 20:30.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme