Bahtiri uron vajzat e KF “Mitrovica” për Kupën

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 13:09 | Nga

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka uruar vajzat e Klubit të Futbollit për femra “ Mitrovica”, për fitoren e Kupës së Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave.

“Me fitoren tuaj të Kupës së Kosovës në futboll për femra, ju keni bërë që Mitrovicës t’i shtohet akoma nami për suksese në të gjitha sportet, prandaj me juve sot mburret i tërë qyteti. Duke qenë krenarë për suksesin tuaj të arritur, në emrin tim personal, në emër të bashkëpunëtorëve dhe në emër të qytetarëve të Komunës, ju uroj nga zemra për Kupën e fituar dhe ju premtoj se Komuna do të ju mbështet në të ardhmen për të vazhduar arritjen e sukseseve tjera”, ka thënë i pari i Mitrovicës.

Për vashat futbolliste të Mitrovicës ky është trofeu i parë në historinë e klubit në këtë garë.

Të ngjashme