Bajqinovci-KGJK-së: Nëse nesër lejoni rikthimin e gjyqtarëve serbë, jeni nën presion të Vuçiqit

Prishtinë | 23 Kor 2026 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës s’duhet që të lejojnë kthimin e gjyqtarëve serbë që kanë dhënë dorëheqje në vitin 2022.

Bajqinovci ka përmendur me emër kreun e KGJK-së dhe ka thënë se Rrustem Thaqi dhe anëtarët e tjerë duhet të deklarohen publikisht që s’do të lejojnë, ose sipas Bajqinovcit, veprimi ndryshe do të ishte “nën presionin e Vuçiqit”.

“ Anëtarë të KGJK-së e kanë para vetes nesër votimin për gjyqtarët serb që kishin dhënë dorëheqje.

Këta gjyqtarë NUK duhet të lejohen të kthehen më, dhe për këtë vendosin 10 gjyqtarë shqiptarë, dhe 1 serbe.

Kryetari i KGJK-së Rrustem Thaqi dhe çdo anëtar aty duhet të deklarohet publikisht që kjo nuk duhet të lejohet! Do t’ishte shkelje me vepru ndryshe, ose më mirë thënë nën presionin e Vuçiqit.”

Të ngjashme