Bajrami: E kemi obligim që fëmijëve t’u sigurojmë arsim cilësor

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 10:03 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), në bashkëpunim me Komisionin Evropian, kanë organizuar trajnim për zyrtarët qeveritarë dhe Pikave Kombëtare të Kontaktit për programin Kornizë të BE-së “Horizon 2020”, raporton Ekonomia Online.

Ministrja Hykmete Bajrami, tha se është me rëndësi me qenë pjesë e këtyre trajnimeve.

“Erdha të nderojë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE). Ne në vitin 2016/17 kemi bërë përpjekje në këto programe dhe programin ‘Horizon 2020’, e kemi zgjedhur si programin më të rëndësishëm”.

“Është tepër më rëndësi të jemi pjesë e këtyre programeve dhe e pash se janë 19 projekte të organizuara nga Bashkimi Evropian”.

Bajrami tha se duhet të kthehet arsimi aty ku e ka vendin dhe që fëmijëve tanë t’i ofrohet një arsim cilësor.

“Gjendja në arsim nuk është e mirë dhe ajo që ne garantojmë nuk do të ketë ndërhyrje politike dhe do t’i jepet vendi i merituar”.

“Ne duhet ta kthejmë arsimin aty ku e ka vendin dhe e kemi obligim që fëmijëve tanë t’i japim arsim cilësor”.

Berinhard Fabianek nga Drejtoria për hulumtime dhe inovacion në Komisionin Evropian, tha se prioritet është sektori i edukimit.

“Kosova është vend i vogël dhe ka nevojë për zhvillimi dhe strategji dhe duhet ta keni një plan për t’i quar proceset përpara”.

“Prioriteti më i madh i arsimit është sektori i edukimit. Statistikat e vitit të kaluar sa i përket implementimit të projektit kanë qenë fantastike”

Stergious Tragoudas, nga zyra e BE-së, tha se Kosova duhet të investojë në kërkimet shkencore, raporton EO.

“Komisioni Evropian investon në aspektin e hulumtimit në Kosovë sepse duhet të jetë prioritet. Hulumtimi është prioritet për të ardhmen e Kosovës. Universiteti i Prishtinës duhet t’i kushtojë rëndësi të madhe sferës së hulumtimit”.

“Po ashtu edhe të rinjtë duhet t’i kushtojnë rëndësi të madhe hulumtimit sepse është e ardhmja e tyre. Kosova ka më së shumti nevojë të investojë në kërkimet shkencore”.

Të ngjashme