Bajrami: Nga e hëna fillon mësimi në distancë për klasat 1 deri 5

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 17:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka mbajtur konferencë për media lidhur me mësimin nga distanca, raporton Ekonomia Online.

Bajrami  tha se që nga nesër fillon mësimi në  distancë  për klasat 1 deri në klasën e pestë që do jetë në gjuhën shqipe dhe do të transmetohet në RTK 1 dhe RTK4, kurse nga klasa e 6 deri në të 9 do të prodhohen materiale për transmetim për këto klasa.

“Nga nesër fillon mësimi në  distancë  për klasat 1 deri në klasën e pestë që do te ketë për gjuhën shqipe, mësimi  do të transmetohet në RTK 1 dhe 4.

“Kjo punë nuk do ishte mundur pa ndihëm e organizatave, është sfiduese sepse asnjëherë nuk është punuar në mënyrë digjitale”, tha Bajrami.

“Për adresat do të ju njoftojmë sapo t’i kemi këto platforma, kemi punuar në mbledhjen e materialeve dhe xhirimeve. Që nga e hëna do të prodhojmë materiale për klasat 6 dhe 9”.

Ministrja e MAShTI-t, Hykmete Bajrami, iu ka bërë ftesë drejtorëve të arsimit nga komunat me shumicë serbe që t’i marrin materialet në gjuhën serbe. “Iu bëj thirrje nxënësve dhe prindërve që këto platforma të shfrytëzohen”, tha ministrja.

Zëvendësministri Rexha ka punuar me kurrikula, kurse zëvendësministrit Thaçi është përkujdesur për punën teknike.

Drejtoresha e Komunës së Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shala, tha se si komunë janë marrë me organizimin dhe kanë dhënë maksimumin që kjo formë  e mësimit të realizohet.

“Në si komunë jemi marrë me organizmin. Kam dhënë maksimumin që kam përvojë me kamera dhe kthimin në dixhitalizim. Mësimdhënësit janë duke punuar”, tha Shala.

Zëvendëkryesministri Avdullah Hoti uroi për punën e bërë për mësimin online që per një javë për 5 klasat e para të fillojë mësimi me kushte specifike.

Mësimi në distancë do të fillojë si pasojë e pandemisë botërore që ka përfshirë edhe vendin tonë, ku janë mbyllur shkollat si dhe veprimtari të tjera.

Të ngjashme