Ballkani fiton Kupën, Prishtina jashtë garave evropiane – Përfitojnë Llapi e Malisheva

Prishtinë | 22 Maj 2024 | 20:02 | Nga Ekonomia Online


Ballkani është fitues i Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e Ilir Dajës ka arritur të fitojë nga Prishtina pas ekzekutimit të penalltive.

Ka qenë Ismajlgeci ai i cili është treguar i saktë në gjuajtjen e fundit, duke bërë që suharekasit të fitojnë me rezultat 4-2.

Ndeshja e zhvilluar të të mërkurën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas gjatë kohës së rregullt nuk ka dhënë fitues, pasi është mbyllur me rezultat 2-2.

Skuadra suharekase e ka gjetur epërsinë qysh në pjesën e parë, kur Hamidi ka realizuar në minutën e njëzet e një.

Me avantazh minimal janë mbyllur edhe dyzet e pesë minutat e parë, rapoeton RTK.

Me kthimin në fushë pas pesëmbëdhjetë minutave pushim, skuadra e Ilir Dajës ka arritur ta gjejë edhe golin e dytë. Ka qenë minuta e pesëdhjetë e një kur ka shënuar Korenica.

Nga ky moment ndeshja ka nisur të flasë në favor të Prishtinës.

Skuadra e drejtuar prej Emmanuel Egbo fillimisht e ka barazuar rezultatin me golin e Krasniqit në minutën e shtatëdhjetë e shtatë nga penalltia. I njëjti futbollist ka qenë protagonist edhe i golit të dytë në minutën e tetëdhjetë e dytë.

Duke qenë se më pas ndeshja më nuk ka njohur gola, skuadrat është dashur të luajnë në vazhdime.

As koha shtesë nuk ka dhënë fituesin dhe futbollistët është dashur ta bëjnë ekzekutimin e penalltive. Aty fitues ka dalur Ballkani.

Pas kësaj fitore Ballkani ia del që brenda një edicioni të fitojë dy kurora. Pos Kupës së fituar sot, skuadra suharekase ditë më parë kishte fituar edhe titullin e Superligës.

Si pasojë e disfatës së sotme, Prishtina mbetet jashtë garave evropiane, duke bërë që në kualifikimet e Conference League të luajë Malisheva, e cila në kampionat kishte zënë vendin e katërt.

Gjithashtu në garat e kupave evropiane do të marrin pjesë edhe Ballkani, Llapi dhe Drita.

Të ngjashme