Banka më e madhe ruse do të largohet nga SWIFT – çfarë do të thotë kjo për Putinin?

Prishtinë | 05 Maj 2022 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Banka më e madhe e Rusisë do të përjashtohet nga sistemi i mesazheve të pagesave SWIFT, njoftoi të mërkurën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Sberbank është ndër tre bankat ruse që do të sanksionohen si pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, pasi ajo pushtoi Ukrainën.

Ajo i bashkohet VTB Bank, Bank Otkritie, Novikombank, Promsvyazbank, Rossiya Bank dhe Sovcombank, si dhe VEB – banka e zhvillimit të Rusisë – në listën e institucioneve të bllokuara nga SWIFT, një sistem që lehtëson pagesat ndërkufitare, raporton euronews.

Njoftimi i sanksioneve të së mërkurës përfshin gjithashtu një ndalim për tre transmetues televiziv shtetëror rus dhe një propozim për t’i dhënë fund importeve të naftës ruse deri në fund të këtij viti.

Të ngjashme