Barcaleta: Tre pijanecë në taksi

Tre pijanecë ndaluan një taksi. Shoferi e kuptoi që ata ishin të dehur, andaj vetëm e ndezi veturën dhe pas disa sekondash e fiku.

Arritëm, iu tha.

I pari ia dha paratë… I dyti e falënderoi dhe doli, por i treti ia ngjeshi një flakaresh.

Shoferi mendoi se u zbulua që deshi t’i mashtronte dhe nisi të shfajësohej…

Por, ky që dukej më “i zgjuari” nga shokët i tha: Herë tjetër vozit më me kujdes, desh na mbyte nga shpejtësia.

Të ngjashme