Barcelona e kërkon Laporten, klauzola e lojtarit është e përballueshme për katalunasit!

Prishtinë | 21 Kor 2026 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Barcelona po mendon për transferimin e mbrojtësit spanjoll Aymeric Laporte gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit katalanas kanë vendosur kontaktet e para me përfaqësuesit e 32-vjeçarit, ndërsa vetë lojtari thuhet se e sheh me sy pozitiv një transferim në “Camp Nou”.

Laporte, i cili aktualisht është pjesë e Al Nassr, ka një klauzolë largimi që raportohet të jetë më pak se 15 milionë euro, një shumë që konsiderohet e përballueshme për Barcelonën.

Nëse marrëveshja realizohet, trajneri i Barcelonës do të ketë mundësinë të formojë në qendër të mbrojtjes dyshen e kombëtares së Spanjës, me Aymeric Laporten përkrah talentit të ri Pau Cubarsi.

Të ngjashme