Barcelona po kërkon një sulmues në mënyrë që ta forcojë ekipin. Suarez dhe Messi janë shumë pak për të fituar përsëri tripletën.
Barcelona synon rikthimin e brazilianit Neymar në Camp Nou. Edhe braziliani e ka shprehur publikisht dëshirën që ka për t’u rikthyer.
Gjithashtu nëse Barcelona jep një shumë të mirë, PSG do ta shesë Neymarin, shkruan Top Channel.
Por, nuk është vetëm Neymar objektivi i Barcelonës. Katalanasit po synojnë të marrin edhe sulmuesin e Interit, Lautaro Martínez.
Barça është e gatshme ta paguajë klauzolën e cila është 100 milionë euro për 21 vjeçarin argjentinas.
Mediat italiane shkruajnë së marrëveshja mes dy palëve është afër. Transferimi tek Barcelona i jep mundësi Martínezit të luajë me idhullin e tij Lionel Messi.