Barcelona parakalon gjitha skuadrat në garë për Moukokon

Prishtinë | 16 Jan 2023 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Youssoufa Moukoko vazhdon të jetë një nga sulmuesit e ri më të mirë në Evropë.

Talenti gjerman ka shkëlqyer me Borussia Dortmundin, por e ardhmja e tij nuk duket se është në Signal Iduna Park.

18-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës me klubin verdhezi dhe ende nuk ka pranuar rinovimin, por shumë skuadra janë vënë pas tij.

Chelsea, Bayern Munich, Man Utd, Liverpool, Arsenal, Newcastle Utd, Real Madrid dhe Barcelona janë duke kërkuar shërbimet e gjermanit.

Mundo Deportivo ka raportuar se gjiganti katalunas Barcelona ka parakaluar gjithë rivalët në garë për talentin gjerman.

Bisedimet me përfaqësuesit e futbollistit janë duke shkuar mirë dhe marrëveshja mes palëve duket të jetë afër.

Barça dëshiron që 18-vjeçari të qëndroj te Dortnund deri në verë e pastaj t’iu bashkohet atyre si transferim i lirë.

Moukoko ka dy vite që luan me ekipin e parë të Dortmund, derisa këtë edicion ka më shumë hapësira ku në 22 ndeshje ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.

Dortmund nga ana tjetër po insiston për t’i rinovuar kontratën, por duket se Moukoko ka marrë vendimin për tu larguar nga verdhezinjtë dhe për ta bërë një hap para në karrierë.

Të ngjashme