Basha deputetëve: Mos rrini në kafe

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Ditën e sotme grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe kryesia e kësaj force politike janë mbledhur për të diskutuar në lidhje me protestën e radhës.

Basha i ka porositur ish-deputetët të bëjnë takime në terren me njerëzit për të përgatitur sa më mirë protestën kombëtare të paralajmëruar për t’u zhvilluar në 13 prill.

 “Mos rrini në kafe, por në ballë të protestës”, mësohet të ketë thënë Basha.

Por edhe pse opozita ka thënë që nuk do të futet në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, sot Basha ka folur edhe për vendoret.

Në mbledhje me ish- grupin parlamentar  Basha u ka kërkuar atyre që të jenë të përgatitur edhe për zgjedhje krahas organizimit të protestave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme