Basha nën survejim të policisë, edhe vjet ishte i kërcënuar

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 13:01 | Nga

Partia Demokratike njofton se Lulzim Basha ka mbledhur drejtuesit e PD dhe të grupit parlamentar.

Mësohet se kjo mbledhje është kërkuar nga Basha pas lajmeve se ai dhe familja e tij po survejohet nga policia, shkruan “Shqip”.

Në takim marrin pjesë nënkryetarët e Partisë, Spaho dhe Paloka, nënkryetarët e komisioneve të Ligjeve dhe Sigurisë, Alibeaj, Noka dhe deputetët Bylykbashi, Strazimiri dhe Salianji. Në takim është edhe sekretari përgjithshëm, Arben Ristani.

Ndërkohë, pas mbledhjes, nënkryetari Paloka, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Noka dhe kryetari i komisionit “Tahiri”, Alibeaj do të shkojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Afro një vit më parë, kreu i PD-së, Lulzim Basha, u mor në mbrojtje nga Policia e Shtetit pas informacioneve që Agjencitë e Sigurisë Kombëtare dhanë një informacion për eliminimin fizik të tij.

Ndaj Bashës u përforcuan masat e sigurisë dhe ekzistencën e një rreziku real e konfirmoi edhe Kryeministri Edi Rama.

Ndryshe nga rasti i një viti më parë, kur për Bashën agjencitë ligjzbatuese kishin informacione për një kërcënim real ndaj tij, këtë herë mbeten të paqarta arsyet që jo vetëm kreu i opozitës, por edhe familjarët e tij po survejohen 24 orë në 24.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme