Basha përkrah portalet

Prishtinë | 16 Tet 2018 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha në një postim në Facebook, ka reaguar në lidhje me nismën e re të qeverisë që detyron të gjitha mediat online të regjistrohen si biznese.

Sipas Bashës, kjo gjë bëhet që Rama t’u lëshojë tatimorët për t’i shantazhuar dhe dhunuar. Po ashtu kreu i PD-së sulmon dhe AKEP të cilën e quan një Polici Mendimi në duart e Ramës.

“AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës për të kërcënuar lirinë e shprehjes dhe vrarë të vërtetën. Rama kërkon që mediat online të regjistrohen si biznese që t’u lëshojë tatimorët për t’i shantazhuar dhe dhunuar. Do të dështojë turpshëm, së bashku me veglat qorre në AKEP”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme