Basha takon të rinjtë: Do të sjellim një të ardhme më të mirë për ta

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, në turin e tij të bashkëbisedimeve është takuar edhe me një grup të rinjsh që votojnë për herë të parë.

Ai e ka postuar foton me të rinjtë në Instagram duke thënë se do të përpiqet për një të ardhme më të mirë për ta.

“Gjithmonë, emocionuese kur takohem me të rinj që do të votojnë Partinë Demokratike! Ne do t’i fitojmë zgjedhjet për t’i sjellë një të ardhme më të mirë brezit të ri. Së bashku për ndryshimin, Shqipëria fiton! Ju dua!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme