Bashkatdhetari ndihmon 25 familje për Viti të Ri në Malishevë

????????????????????????????????????
Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Bashkatdhetari dhe humanisti nga Carralluka e Malishevës, Qazim Hoti, sikur në çdo festë edhe kësaj radhe, në prag të ndërrimit të moteve, ka dhuruar 2500 euro përkrahje për 25 familje në nevojë, në Komunën e Malishevës.  Mërgimtari Hoti, në vazhdimësi në të gjitha festat fetare apo në ato të fundvitit, ndihmon familjet në nevojë dhe këtë ndihmë e përcjellë përmes institucionit të Komunës, përkatësisht Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Për këtë qëllim, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka pritur në takim mërgimtarin Qazim Hoti, të cilin e ka falënderuar për këtë ndihmë. “Në emër të Komunës së Malishevës, ju falënderoj për këtë ndihmë dhe ndihmat tjera që ju në vazhdimësi i kenë dhënë për familjet në nevojë. Po ashtu, ju siguroj se mjetet e juaja, do të shkojnë në familjet që më shumti kanë nevojë dhe të cilat janë në listën e familjeve me gjendje të rëndë sociale, në drejtorinë përkatëse”, transmeton Klan Kosova.

Nga ana tjetër, mërgimtari dhe humanisti Qazim Hoti, tha se “ se është i sigurt se këto ndihma në mjete monetare, shkojnë në familjet që kanë nevojë, pasi për këtë arsye gjithmonë kujdeset që ndihmat të shkojnë përmes listave të drejtorisë për mirëqenie sociale”. “Unë jam nga ky vend, kjo është vendlindja ime dhe këta njerëz janë të vendit tim. Unë e kam mundësinë që nga buxheti familjar të ndihmoj në raste të caktuara njerëzit në nevojë dhe dëshiroj që fëmijët e këtyre familjeve të ndihen të barabartë me të gjithë fëmijët tjerë në prag të festës së Vitit të Ri”, tha Hoti,

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme