Bashkim Ramosaj: Shëtitorja e qytetit “Kroi i Lajthisë”, projekt i realizuar nga komuna e Deçanit

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Deçanit nga radhët e AAK-së, Bashkim Ramosaj ka treguar për projektet që do të ketë komuna e Deçanit edhe në katër vjetët e ardhshme.

Ramosaj theksoi se shëtitorja e qytetit  “Kroi i Lajthisë”, janë jetë për qytetarët e komunës së Deçanit.

Madje ai ndjehet i lumtur që i sheh nga afër punimet e vazhdueshme në këtë komunë.

Postimi i plotë:

Shëtitorja e qytetit, e “Kroi i Lajthisë”, janë jetë për qytetarët e komunës tonë!Të tilla zhvillime e projekte do të ketë gjithmonë komuna jonë dhe nuk do të ndalen edhe në katër vitet e ardhshme të qeverisjes time!I lumtur të shohë nga afër vazhdimin e punimeve të një nga projektet me të mira të qytetit!#PërDeçaninSkaMeUndal.#AAK121

Të ngjashme