BBC: Malësoret shqiptare punojnë sytjena për gratë evropiane

Prishtinë | 13 Gus 2018 | 18:57 | Nga

Pak njerëz mendojnë se ku prodhohen të brendshmet e tyre. E tillë ishte edhe Elizabeth Gowing derisa vizitoi një fabrikë sytjenash të drejtuar nga gratë shkodrane.

Në një artikull të publikuar në britaniken BBC, tregohet për fabrikën ku prodhohen sytjenat në qytetin e Shkodrës në Shqipëri. Aty punojnë mbi 40 gra punëtore.

Prodhimet e kësaj fabrike eksportohen nëpër shumë shtete evropiane dhe i furnizojnë markat e njohura si Bata dhe Zara.

Pronarja Mirela, e cila këtë biznes e ka hapur 22 vite më parë, tha se 95% e stafit përbëhet nga gratë.

“Burrat nuk e shohin veten në këtë lloj punë”, ka thënë ajo.

Ajo thotë se nuk fiton shumë nga kjo punë, mirëpo me anë të saj përpiqen të dalin nga varfëria.

“Është më mirë të marrësh diçka në shtëpi sesa asgjë”.

Nëpër muret e fabrikës janë të vendosura fotografi të modeleve që i kanë veshur të brendshmet, të punuara nga malësoret shqiptare.

Rreth tre mijë gra punojnë në industrinë e tekstilit në Shkodër. Eksporti me tekstile zë vendin e dytë në Shqipëri, pas mineraleve.

Mirëpo rrogat janë të ulëta, sipas Gjergji Gjikas, kreut të Departamentit për Tregti. Ai thotë se gratë shqiptare largohen nga fshatrat për shkak të jetës së vështirë në ato vise.

Mirela thotë se e ka të vështirë të gjejë punëtore pasi që shumë familje po largohen nga viset rurale për të jetuar në qytet ose në shtetet tjera perëndimore.

Artikulli e paraqet Shkodrën me një histori të pasur kulturore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme