Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që situatës në Mal Të Zi t’i gjendet zgjidhje përmes dialogut pas trazirave të fundit atje.
Thirrja e BE-së është që tash të ketë përmbajtje që të vihet deri të zgjidhja e duhur.
“BE është duke monitoruar zhvillimet në Mal të Zi, veçanërisht në Budva”, ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, transmeton Klan Kosova.
“Thërrasim të gjitha palët për përmbajte, respekt të rendit dhe ligjit dhe principeve demokratike dhe demonstrim politik të pjekur në mënyrë që të gjendjet zgjidhje e duhur përmes dialogut”.