BE-ja për operacionin e madh antidrogë në Shqipëri: Presim që dënimet të vazhdojnë

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar për operacionin masiv të policisë ditën e djeshme.

Në një postim në Twitter, ai inkurajon operacionin anti-drogë të ndërmarrë në disa qytete të Shqipërisë.

“Ne mirëpresim operacionin masiv të ndërmarrë sot në disa qytete nga policia e Shqipërisë. Të luftojmë kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës në Shqipëri është prioritet i Bashkimit Evropian. Presim që ndjekjet penale dhe dënimet të vazhdojnë me rezultate të qëndrueshme” , shkruajti Soreca.

Kujtojmë se një operacion antidrogë i ndërmarrë pasditen e 21 tetorit në Shijak dhe Durrës ka çuar në pranga tre vëllezërit Avdyli, të njohur edhe si të fortët e Shijakut. Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Krimeve të Rënda.

Të arrestuar janë vëllezërit Astrit Avdyli, Flamur Avdyli dhe Shkëlqim Avdyli, kushëriri i parë, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine dhe mbi 20 persona të tjerë mes tyre Fatos Llaftiu dhe Shaqir Gjepali. Operacioni u zhvillua nga FNSH dhe RENEA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme