BE-ja përshëndet lidhjen e fortë të Ukrainës me demokracinë pas fitores së Zelensky

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Liderët kryesorë të Bashkimit Evropian uruan sot komedianin, Volodymyr Zelensky, pas fitores së tij në presidencialet në Ukrainë, pasi vlerësuan se procesi zgjedhor dëshmon angazhim ndaj vlerave demokratike të këtij shteti të trazuar në dyert e BE-së.

Në një mesazh të përbashkët drejtuar Zelensky-it, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, theksuan lidhjen e fortë me demokracinë dhe shtetin e së drejtës që populli i Ukrainës dëshmoi përgjatë gjithë procesit zgjedhor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme