BE uron besimtarët e krishterë në Shqipëri: Krishtlindje të gëzuara!

Prishtinë | 25 Dhj 2022 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka uruar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët në Shqipëri.

Përmes Twitterit, delegacioni i BE-së thotë se ‘dërgon urimet e tij më të ngrohta për një Krishtlindje të gëzuar për të gjithë ata që festojnë’.

“Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë dërgon urimet e tij më të ngrohta për një Krishtlindje të gëzuar për të gjithë ata që festojnë këtë moment të gëzueshëm në Shqipëri!”- shkruan ambasada e BE-së në Tiranë.

Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, ka shkruar se 2022-shi ka qenë një vit kyç në përafrimin e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

“Gjersa jemi drejt mbylljes së vitit 2022, mund të shohim se ka qenë një vit i rëndësishëm për Shqipërinë. Hapja e negociatave dhe samiti i mbajtur në Tiranë janë pikat kyçe që përafrojnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”- shkruan Hohmann.

Të ngjashme