Begaj: E dënoj sulmin e armatosur ndaj Presidentit Donald Trump

Prishtinë | 26 Pri 2026 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas sulmit të armatosur në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington

Begaj përmes X tha se e dënon fuqishëm sulmin e armatosur ndaj Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe Zonjës së Parë, Melania Trump.

Reagimi i plotë:

E dënoj fuqimisht sulmin e armatosur kundër Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Zonjës së Parë Melania Trump gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Në një demokraci, mosmarrëveshjet zgjidhen përmes ideve dhe dialogut – jo forcës. Sulme të tilla brutale që minojnë demokracinë dhe dëmtojnë vlerat e saj thelbësore janë të papranueshme.

Shpreh solidaritet të plotë me popullin amerikan dhe uroj që @POTUS @FLOTUS dhe të gjithë të pranishmit të vazhdojnë të jenë të shëndetshëm dhe të sigurt.

Të ngjashme